Brad Pitt i “marrosur” pas Cara Delevingne!
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Mars 2016, 15:41
Nëse të gjithë janë të marrosur pas Brad Pitt, atëherë ai është i marrosur pas Cara Delevingne dhe talentit të saj.Raportohet se aktori po këmbëngul shumë që modelja dhe aktorja 23-vjeçare të marrë pjesë në një nga filmat e tij dhe për më tepër të nënshkruajë një kontratë me kompaninë e tij filmike Plan B.Brad është i vendosur që ta bëjë patjetër Cara pjesë të një nga 40 filmat dhe projektet e radhës, dhe do të jete shumë i lumtur nëse ajo pranon, por deri më tani aktori 52-vjeçar, ka marrë vetëm refuzime nga ana modeles.E kush nuk do të donte të ishte pjesë e filmit të ri të Brad Pitt? Por Cara e ka arsyetuar refuzimin e saj duke thënë se momentalisht ështe shumë e angazhuar me modelingun./Oranews.tv/