A-LIST: 30-vjetori i paharrueshëm i Lady Gaga
Nuk ka dyshim që ditëlindja e Lady Gaga ka mbledhur një numër të madh yjesh të Hollywood. Këngetarja vendosi të bëjë një feste të paharrueshme për 30-vjetorin e saj, ku të ftuar kanë qenë emrat më të njohur të botës.Ishte Gaga ajo që magjepsi fillimisht me pamjen e saj, e veshur me një fustan të shkurtër të artë, teksa qëndronte pranë bashkëshortit të ardhshëm Taylor Kinney. Pas saj u pa makina e Calvin Harris i shoqëruar nga Taylor Swift, si dhe cifti i shumë përfolur, Kate Hudson dhe Nick Jonas.Lana Del Ray ishte një nga të ftuarat e famshme më miqësore me fotografët, e cila u shfaq e veshur me stilin që e karakterizon. As këngëtarja e re Lorde nuk mungoi. Thuhet se gjatë darkës, ajo qëndroi vetëm me ciftin Harris-Swift, ndërsa kujtojmë se nga një rivale ajo dhe Taylor Swift janë kthyer në shoqe të ngushta.Lady Gaga nuk njeh pushim! Këngëtarja performoi live edhe gjatë festës së ditëlindjes së saj. Teksa dolën koleget komplimentuan performancën e Gaga, duke thenë se ajo ështe e mrekullueshme si gjithnjë.
/Oranews.tv/