Gwen Stefani: Do të jem e bekuar nëse njëri nga djemtë e mi do të jetë homoseksual

Jo pa qëllim shpesh është quajtur personi më pozitiv i botës së showbiz dhe Gwen Stefani surprizoi edhe një herë tjetër.Nëna e tre fëmijëve tha në deklaratën e saj të fundit se nuk do ta shqetësonte aspak nëse njëri nga djemtë e saj do të ishte homoseksual, përkundrazi do të ndihej e bekuar. Sipas Gwen, rëndësi për të si një prind kanë vetëm dy gjëra në jetën e fëmijëve, te jenë të lumtur dhe të shëndetshem.Këngëtarja 46-vjeçare thotë: “Nuk do te më vinte keq nëse njëri nga djemtë e mi në të ardhmen do të jetë homoseksual, përkundrazi do të ndihesha e bekuar. Rëndësi për mua ka që ata të jenë të lumtur dhe të shëndetshëm. Çdo ditë i lutem Zotit për të njëjtën gjë, të më ndihmojë të jem një nënë e mirë, sepse kjo nuk ështe një punë e lehtë”.Por pozitivitetin e saj Gwen nuk e tregon vetëm me aq, ajo shton më pas: “Jam me shumë fat sepse në jetën time kam patur bekime të ndryshme. Kam patur mundësinë të udhëtoj në vende të ndryshme dhe të njihem me njerëz të ndryshëm.Kështu që nuk ka rëndësi për mua nëse dikush është homoseksual apo jo. Dua që fëmijët e mi të jenë të lumtur me ate që Zoti ka rezervuar për ta. Detyra ime është të mbështes ata deri në fund dhe këtë do të bëj!”/Oranews.tv/