Parku i fëmijëve, protestuesit përplasen me policinë tek liqeni
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Mars 2016, 20:33
Protestues të thirrur nga PD dhe disa aktivistë u përplasën me policinë që ruante gardhin ku punohet për këndin e lojërave të fëmijëve.Konfrontimi fizik nisi pasi protestuesit prishën rrethimin e këndit të lojërave edhe tentuan të ngrejnë çadra brenda zonës së rrethuar si një mënyrë për të bllokuar vijimin e pnimeve, protestuesit arritën të heqin një pjesë të gardhit.Në krah të protestuesve, përfaqësues të PD akuzuan policinë bashkiake për dhunë.Bogdani: Është e turpshme që policia bashkiake në vend të mbrojë interesat e qytetarëve të vet mbron interesat e betonit dhe betoniereve. Ky është kali i Trojës, ky i hap rrugën betonizmit të mëtejshëm dhe shkatërrimit të parkut të liqenit./Oranews.tv/