Shkodër, sekuestrohen mina me telekomandë e arsenal armësh, 3 në pranga

Tre persona janë arrestuar nga policia e Shkodrës, pasi u kapën me 6 mina me telekomandë dhe me një arsenal armësh. Arrestimi i tyre u bë në kuadër të operacionit të koduar “Porosia”Po ashtu policia ka sekuestruar edhe 2 arme pistoleta, një snajper , 2  automjete dhe dy celularë.Policia e Shtetit bëri sot publike identitetin e plotë të të arrestuarve. Njëri prej të arrestuarve, Flamur Dinosha ka ndërruar mbiemrin 3 herëAta janë të tre banues në Shkodër1-  Flamur Dinosha (Begaj) (Beqaj), 37 vjeç, (ndërruar mbiemrin 3 herë)2- Hilmi  Isufaj, 55 vjeç3- Shkëlzen Metaliaj, 35 vjeçOperacioni "Porosia"Detajet e operacionit "Porosia" u dhanë nga Prokurori rrethit Shkoder Granit Shahu së bashku me drejtorin policise Lorenc Panganika në një konferencë për median pasditen e 26 marsit 2016. Ndërkohë vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes."Sot më datë 26.03.2016, ora 13:30,  në  kuader  te  procedimit  penal te vitit 2016,   Sektori për  Hetimin e Trafiqeve dhe  Narkotikeve  te  Drejtorisë  Vendore  të  Policisë  Shkodër, në  bashkëpunim me  Prokurorinë  e  Rrethit  Gjyqësor  Shkodër,  finalizuan  me  sukses  operacionin e  koduar   “P O R O S I A” , në  drejtim   të  dokumentimit  ligjor  të  veprave  penale  “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armeve luftarake dhe municioneve” e parashikuar nga neni 278/1/2/3/4/ dhe “Trafikimit të armëve dhe municioneve”  278 /a, te  K. Penal,    ku  bënë të mundur  kapjen dhe  arrestimin në  flagrancë  të  shtetasve me iniciale: F. B. H. I. Sh. M." sqaron policia e Shkodres.Në  cilësinë  e  provës  materiale   u  sekuestruan:

  • 6 Mina me telekomandë në  distancë   me  celular.
  • Një pistoletë model 57 e  kalibrit 7.62 mm
  • Një revolver  model  Zastava- Magnum. 357
  • Një Pushkë me  mjete - optik (Snajper) “PROEKT-CB007” kalibrit 7.62  mm
  • 23 copë fishekë
  • Dy telefona “SAMSUNG”
  • Dy automjete.
 [caption id="attachment_708679" align="alignnone" width="640"]arme Ne foto: Armet e sekuestruara[/caption][caption id="attachment_708678" align="alignnone" width="640"]mina Ne foto: Minat me telekomande[/caption][caption id="attachment_708677" align="alignnone" width="640"]mina3 Ne foto: Minat me telekomande[/caption][caption id="attachment_708676" align="alignnone" width="640"]mina4 Ne foto: Minat me telekomande[/caption][caption id="attachment_708675" align="alignnone" width="640"]snajperi3 Ne foto: Snajperi i sekuestruar nga policia[/caption][caption id="attachment_708681" align="alignnone" width="640"]snajperi4 Ne foto: Snajperi i sekuestruar nga policia[/caption][caption id="attachment_708674" align="alignnone" width="640"]makina Ne foto: Automjeti i sekuestruar nga policia[/caption][caption id="attachment_708672" align="alignnone" width="640"]mina4 Ne foto: Minat me telekomande[/caption][caption id="attachment_708671" align="alignnone" width="640"]mina3 Ne foto: Minat me telekomande[/caption][caption id="attachment_708670" align="alignnone" width="640"]mina Ne foto: Minat me telekomande[/caption] prokuroria shkoder