Niveli i taksave, Shqipëria dhe Serbia, rritje mbi mesataren e rajonit
Gjatë vitit 2015, pjesa më e madhe e vendeve të Ballkanit i rritën taksat, por Shqipëria dhe Serbia zbatuan norma më të larta rritje se mesatarja e Rajonit. Ky është një ndër përfundimet e studimit të Altax, të publikuar në Ditën e Lirisë fiskale në Shqipëri. Studimi evidneton se vendi yne ka një nivel më të ulët të barrës tatimore krahasuar me një pjesë të fqinjëve, megjithëse vitet e fundit barra fiskale është rritur.Taksat po rriten në të gjitha vendet e Ballkanit, me përjashtim të Bosnje – Hercegovinës dhe Malit të Zi, por Shqipëria dhe Serbia janë dy vendet që po zbatojnë norma rritje më të larta se mesatarja e rajonit. Ky është konkluzioni i studimit per barren fiskale, i realizuar nga Altax në ditën e lirisë fiskale në Shqipëri, 2016.Studimi evidenton se barra tatimore në rajonin e Ballkanit në vitin 2015 është mesatarisht sa 31,5 përqind e Prodhimit të Brendshëm Bruto. Ndërsa një vit më parë kjo ngarkesë fiskale ishte 31.2%. Barra tatimore rezulton më e ulët në Kosovë me 23,8%, Shqipëri me 24,1% dhe Maqedoni me 26,2%. Ndërsa barra tatimore më e lartë gjendet në Mali i Zi, Kroaci dhe në Greqi.Studimi vë në dukje se Shqipëria dhe Serbia janë në vendet që kanë një miratuar politikë fiskale, e cila i ka dhënë ngarkesë fiskale sistemeve të tyre tatimore mbi mesataren e rajonit ballkanik. Gjatë viteve të fundit, niveli i taksave ka pësuar rënie në Kosovë, Malin e Zi, Rumani dhe Greqi. Ndërsa Në Shqipëri, Serbi, Kroaci dhe Maqedoni shikohet rritje e ngarkesës fiskale./Oranews.tv/