27 kg drogë në banesën e nën oficerit të ushtrisë, pranga 6 personave në Tiranë

Gjashtë persona kanë përfunduar në prangat e policisë së Tiranës në kuadër të një operacioni, ku janë sekuestruar edhe një sasi prej 27 kg drogë e dyshuar kanabis sativa.Operacioni i koduar “Agimi”, çoi në arrestimin e shtetasve Fatmir Haka, 33 vjeç, banues në Tiranë,me detyrë nën oficer në repartin e Zallherit, Ylber Tahiri, 42-vjeç, Arben Metaj, 28 vjeç, Urim Haka, 22-vjeç, Valter Dedndreaj, 30-vjeç, si dhe Fatjon Hoxha, 30-vjeç, të gjithë banues në Tiranë. “Arrestimi i këtyre shtetasve është bërë sot pas  informacioneve të mara në rrugë operative ku rezultonte se pranë banesës së shtetasit Fatmir Haka, personat e lartë përmendur po shkëmbenin një sasi lënde narkotike të llojit kanabis sativa e cila do të transportohej me një automjet tip BMW”, sqaron komunikata.Policia sqaron se automjeti është konstatuar në momentin që po hynte në banesën e shtetasit Fatmir Haka, ku forcat e rendit kanë ndërhyrë duke neutralizuar personat e arrestuar.“Gjatë kontrollit të automjetit tip BMW, në bagazhin e saj ndodheshin 4 thasë të bardhë të mbushura me lëndë narkotike e dyshuar e llojit kanabis sativa, ndërsa tek këmbët e pasagjerit në sediljen e parë është gjetur një qese plastike me ngjyrë të zezë ku brenda saj kishte lëndë narkotike e dyshuar e llojit kanabis sativa”, shton komunikata.Poolicia sqaron se automjeti është konstatuar në momentin që po hynte në banesën e shtetasit Fatmir Haka, ku edhe ka ndërhyrë policia duke neutralizuar personat e arrestuar.Gjatë kontrollit të ushtruar në sediljen e pasme, është gjetur dhe sekuestruar një armë automatike, ndërsa një armë zjarri tip pistoletë është gjetur në banesën e kontrolluar.Provat materiale:

  • rreth 27 kilogram  lëndë e dyshuar kanabis sativa.
  • Një armë zjarri automatik model 56
  • Një armë zjarri pistoletë e markës BLOW,
  • Një krehër automatiku me 27 (njëzet e shtatë) fishekë.
  • 10 aparate celularë të markave të ndryshme.
  • 3 peshore elektronike (për peshimin e lëndës)
 droge droge2 droge4 droge arme/Ora News/