Obama: SHBA do të rrisë përpjekjet për të luftuar Shtetin Islamik

"Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë rritur shumë bashkëpunimin e shërbimeve inteligjente dhe do të rrisin gjithashtu përpjekjet ndërkombëtare për të luftuar Shtetin Islamik." Kështu ka deklaruar Presidenti amerikan Barak Obama gjatë fjalimit të përjavshëm pas sulmeve të Brukselit, ku shprehu ngushëllimet për familjet e amerikanëve dhe të tjerëve të vrarë apo të plagosur në shpërthimet kamikaze të Brukselit.Obama: "Dje mësuam se të paktën dy amerikanë u vranë. Lutemi për familjet edhe të dashurit e tyre. Të paktën 14 amerikanë janë plagsour dhe lutemi për shërimin e plotë të tyre, së bashku me të gjithë të tjerët e prekur nga këto sulme."Obama u kthye të premten nga udhëtimi në Amerikën Latine, ku është kritikuar për pjesëmarrjen në një ndeshje bejzbolli në kubë dhe për kërcimin e tangos gjatë darkës shtetërore mbajtur në nder të tij në Argjentinë. Presidenti nuk komentoi kritikat ndaj tij, por theksoi se lufta ndaj Shtetit Islamik është prioritet i Shteteve të Bashkuara bashkë me rritjen e bashkëpunimit të shërbimeve inteligjente.Obama: "Në gjithashtu do të punojmë për të parandaluar sulme kundër Shteteve të Bashkuara por edhe ndaj aleatëve tanë. Një grup i Byrosë Federale Hetimore ndodhet tashmë në Bruksel në mbështetje të hetimeve."Obama do të takohet me udhëheqësit e huaj, përfshirë presidentin kinez Xi Jinping në një samit bërthamor në Uashington të enjten dhe të premten. Ai tha se do të përdorë këtë mundësi për të shqyrtuar përpjekjet e përbashkëta kundër terrorizmit dhe për të siguruar që bota ka mbetur e bashkuar./Oranews.tv/