Basha: Qeveria propagandë me vende imagjinare pune

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, akuzoi qeverinë se ka zhytur vendin në varfëri ndërkohë sipas tij propagandon vende imagjinare pune.I pranishëm në aktivitetin me rastin e 25 vjetorit të krijimit të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura, Basha tha se vetëm në muajt shtator -tetor të vitit 2015, janë pushuar nga puna rreth 75 mijë punonjës.Basha: Problemit më të madh që ka sot vendi, atë të papunësisë dhe shpunësimit qeveria i qaset me shpotinë cinike të propagandës dhe aksione mediatike. Mos rritja për tre vite me radhë e pagës minimale është pjesë e një politike që e ka sjellë ekonominë  në deflacion, pasi fuqia blerëse ka rënë ndjeshëm e bashkë me të qarkullimi i lekut. Kreu demokrat tha se kriza ekonomike dhe pushtimi i krimit nga vendi kanë bërë që shqiptarët të largohen nga vendi, duke ju rikthyer shifrave të përafërta me eksodin e viteve ‘90.Basha: Për shkak të errësimit të perspektivës në të gjitha drejtimet, shqiptarët e larguar  gjatë vitit të fundit  janë sa popullsia e Gjirokastrës apo Beratit.Kryetari i demokratëve tha se Partia Demokratike, është drejt përfundimit të programeve qeverisëse, ku në fokus sipas tij do të jetë rritja e mirëqenies së qytetarëve.Basha: Së bashku me ju do të kalkulojmë mundësinë reale të pagave sidomos të pagës minimale, e cila është praktikisht një referencë edhe për pagat e tjera. Kryetari i opozitës vlerësoi rolin e bashkimit të sindikatave të pavarura, jo vetëm si avokate e qytetarëve që preken nga politikat e mbrapshta qeverisëse, por dhe si institucion që sipas tij qëndron në krye të përpjekjeve për të rrëzuar diktaturën./Ora News/