Policia plan masash për të parandalur kultivimin e drogës
Serat, magazinat dhe shtëpitë e pabanuara në të gjithë territorin e Qarkut të Lezhës kanë patur kontrollin e imtesishem të policisë. Në kuader të planit të masave për parandalimin, zbulimin, goditjen dhe dokumentimin e aktivitetit kriminal të kultivimit të bimëve narkotike në sera dhe ambienteve të mbyllura, strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë kanë zhvilluar kontrolle të befasishme të zones.Ky plan masash që ka filluar këtë të premte ka për qëllim kontrollin e plotë të territorit për parandalimin e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike dhe përmirësimin në vazhdimësi të veprimtarisë së strukturave vendore e policore në drejtim të parandalimit , zbulimit dhe dokumentimit të këtij aktiviteti të paligjshëm.Këto kontrolle do të kryhen në të gjitha ambjentet e mbyllura, ndërsa bëhet e ditur se do të mbahen nën vëzhgim përsonat dhe zonat që me parë kanë pasur aktivitet të tillë kriminal dhe që mund të riaktivizohen përsëri.Nga verifikimet e bëra në vend nga grupet e kontrollit nuk është konstatuar asnjë rast i kultivimit të bimëve narkotike, ndërsa behet me dije se këto operacione do të vijojnë gjtë gjithë kësaj periudhe e cila konsiston edhe me mbjelljen e droges.