Thirrja e Angelo Masaffras për festën e Pashkëve: Politika të luftojë varfërinë

Presidenti i Konferencës Ipeshkvore Shqiptare njëherësh edhe Arqipëshkëv Metropolit i Dioqezit Shkodër Pult imzot Angelo Massafra në mesazhin e tij tradicional të Pashkëve, i bëri një apel të veçantë klasës politike që të punojë më shumë për të zbutur varfërinë që sipas tij po rritet çdo ditë e më shumë.Angelo Massafra: Të dashur miq të zgjedhur prej popullit për tu kujdesur për të mirën e përbashkët prej zemrës po ju drejtoj thirrjen të bëni gjithçka është e mundur për të garantuar të drejtën për punë, krijimin e shanseve të reja për punësimin, tu lejojnë të gjithëve të kenë një vend dinjitoz në shoqëri.Për kishën katolike shqiptare, dy momente të veçanta këtë vit janë ai i shenjtërimit të Nënë Terezës dhe kanonizimi i martirëve të fesë, gëzimin e të cilave imzot Massafra ja bashkoi urimit të kësaj dite.Angelo Massafra: Na garantohet falja, na jepet mundësia për të rifilluar veprimin jo vetëm por si bashkësi. Së fundi duke na lejuar të shohim të lartësuar në nderet e altareve nënën tonë të dashur Tereza dhe shpalljes të lum martirëve tanë.Ndërkohë besimtarët në katedralen e qytetit bënë edhe bekimin e ushqimeve, të cilat konsumohen mëngjesin e së dielës së Pashkëve.