Goditet banda e shpërndarësve të kokainës, pranga 4 shqiptarëve dhe dy italianëve
Një bandë e shpërndarësve të drogës u godit nga policia italiane në orët e para të mëngjesit të sotëm.Në pranga përfunduan 4 shqiptarë dhe dy shtetas italianë. Gjithçka filloi me arrestimin e shtetasit italian Flavio Petenò, pasi iu gjetën 73 kg kokainë, si dhe një peshore e vogël.Ky shtetas ishte i njohur për policinë pasi kishte precedentë penalë. Arrestimet u kryen në Martellago, gjatë një operacioni të koduar “Koka-Parti”.Nga përgjimet telefonike, rezultoi se në rrjet ishin përfshirë edhe shqiptarët, ku bëhet me dije vetëm identiteti i njërit prej tyre, Jetmir Retina.Policia ka sekuestruar një sasi parash prej 10 mijë eurosh. Sipas medieve italiane, në bandë ishin përfshirë edhe minorenë.Arrestimet lidhen edhe me një aksion tjetër të zhvilluar më 10 shkurt të këtij viti të një sasi prej 2 gram kokainë që i ishte shitur një minoreni nën moshën 18 vjeç./Ora News/