“Tkurren” sigurimet, Janar-Shkurt 2016, primet pësuan rënie me 4.7%
Autoriteti i Mbikeqyrjes Financiare konstaton tkurrje të tregut të sigurimeve. Sipas të dhënave, për dy muajt e parë të vitit, primet pësuan rënie me 4.7% kundrejt të njëjtës periudhë të një viti më parë. Tregu mbetet i orientuar ne masën 66.9% drejt sigurimit të automjeteve që është i detyrueshëm me ligj, ndërsa sigurimet vullnetare pësuan rënie.Tkurret tregu i sigurimeve. Te dhenat e fundit te Autoritetit te Mbikeqyrjes Financiare tregojne se ne periudhen janar-shkurt të këtij viti, të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit kapën vlerën mbi 1.9 miliardë lekë, me renie 4.7% kundrejt të njëjtës periudhe të një viti më parë. Të dhënat tregojnë se qytetarët vazhdojnë të sigurojnë makinat e tyre, por jo jetën dhe pronat e tjera. Kjo pasi tregu mbeti i orientuar në masën 66.9% nga sigurimi i automjeteve, qe eshte i detyrueshem me ligj, ndërsa sigurimi I jetes dhe shendetit, si dhe prones zuri 16.5% respektivisht.Në raportin për dy mujorin, Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka konstatuar renie të sigurimeve vullnetare. Për periudhen janar shkurt 2016, primet e sigurimit vullnetar arritën në rreth 726 milionë lekë, duke qenë 14.15% më pak se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Rënie vjetore me 11 për qind pësoi edhe numri i kontratave.Përsa u perket, pagesës së dëmeve, gjatë dy muajve të parë të këtij viti, ato u rritën me 17.8% krahasuar me një vit më parë. Pjesa më e madhe e dëmeve të paguara i përket sigurimit të automjeteve, me rreth 352 milionë lekë, ose 67.9% e totalit të dëmshpërblimeve.SIGURIMET VULLNETAREPrimet 726 mln lekëEcuria 14.1% rënie vjetoreKontratat 11% rënie vjetore