Nesër ndryshon ora, akrepat 60 minuta para

Këtë të dielë, më 27 mars, akrepat e orës do të zhvendosen një orë përpara.Ndryshimi i orës do të ndodhë në 02:00 të mëngjesit , ku akrepat do të shtyhen 1 orë përpara, duke shënuar 03:00.I quajtur ndryshe numërimi i orës verore, ky ndryshim do t’i japë mundësi të gjithë njerëzve të shijojnë sa më shumë ditën dhe rrezet e diellit.Në vende të tjera, ky ndryshim do të ndodhë sipas orëve përkatëse lokale.Për vendet e Bashkimit Europian, ora e gjithë zonës do të ndryshojë në të njëjtin çast./Oranews.tv/