Fanella e re nuk i sjell fat kombëtares, Austri-Shqipëri 2-1, shënoi Lenjani
Fanella e re e Kombëtares Shqiptare, duket se nuk ka sjellë shumë fat për kuqezinjtë. Djemte e De Biazit humbën në Vjenë në miqësoren përballë Austrisë me rezultatin 2-1.Pjesa e parë ka nisur keq për Shqipërinë, pasi brenda pak minutash austriakët shënuan dy gola. Djemtë e De Biazit, kanë pësuar golin e parë në minutën e 6'. Ka qenë Marc Janko, i cili kaloi vendasit në avantazh.Martin Harnik, duke përfituar nga gabimi i Mergim Mavrajt, në minutën e 13' ka dyfishuar rezultatin, duke e thelluar në 2-0.Edhe pse Shqipëria pati disa raste, nuk arriti të kapë rrjetën e kundërshtarit, duke e mbyllur pjesën e parë me rezultatin 2-0 në favor të austriakëve.Në pjesën e dytë, kuqezinjtë morën vrull. Ata bënë një paraqitje të mirë, duke gjuajtur disa herë në portën e kundërshtarit, por ka qenë Ermir Lenjani, i cili shënoi golin e parë dhe të vetëm në këtë përballje miqësore. Në minutën e 47', Lenjani ngushton rezultatin me Austrinë në 2-1.Kuqezinjtë do të luajnë me 10 lojtarë në 12 minutat e fundit, të pjesës së dytë pasi Ergys Kace në minutën e 78' merr kartonin e dytë të verdhë, duke dalë jashtë fushës së gjelbër.Gjyqtari dhe 3 minuta shtesë, por nuk i shërbyen kombetares për të barazuar rezultatin. Ndeshja përfundoi me rezultatin 2-1.Kombëtarja pas tri ditësh luan miqësoren e radhës kundër Luksemburgut.[caption id="attachment_708535" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Momenti kur Lenjani shenon golin ndaj Austrise[/caption][caption id="attachment_708528" align="alignnone" width="620"]
Ne foto: Momenti kur Lenjani shenon golin ndaj Austrise[/caption][caption id="attachment_708513" align="alignnone" width="640"]
Momenti kur Austria shenoi golin e pare[/caption][caption id="attachment_708512" align="alignnone" width="640"]
Momenti kur Austria shenoi golin e dyte[/caption] Formacioni i Kombetares ShqiptareNjoftimin trajneri i Kombetares shqiptare e bëri në mbledhjen e zhvilluar sot paradite.De Biasi deklaroi këtë formacion: Berisha, Hysaj, Cana, Mavraj, Lila, Agolli, Lenjani, Kaçe, Basha, Abrashi, Bala.Djemtë e De Biazit mbëriten ne oren 15.55 ne stadiumin "Ernst Hapel", për të zhvilluar ndeshjen e saj miqësore kundër Austrisë.Ekipi është nisur nga hoteli "Danub Hilton", i shoqeruar nga delegacioni zyrtar dhe nen kontrollin e forcave te policise.Gianni De Biasi ka përcaktuar formacionin për ndeshjen e sotme kundër Austrisë në Vienë.

