Mediat belge: Burri me kapele është Fayçal Cheffou, gazetar i pavarur

 Quhet Faycal Cheffou, gazetar i pavarur, personi i tretë në foton e tre terroristëve të dyshuar, shkrepur në aeroporitin Zaventem në Bruksel, dhe është pikërisht ai që mban një kapele të zezë.Lajmi është publikuar nga mediat belge, të cilat theksojnë se Cheffou është arrestuar të enjten falë  dëshmisë kyce të taksistit që  kishte shoqëruar grupin terrorist në areroport. Madje mediat belge kanë publikuar edhe këtë video, ku Cheffou në rolin e gazetarit raporton gjendjen e disa emigranëtve të paligjshëm myslimanë, të ndaluar në Belgjikë gjatë muajit të shenjtë të Ramaznit.Tashmë hetuesit po përpien të zbulojnë rolin që ka patur gazetari në sulmet e Brukselit pasi gjatë marrjes në pyetje ai ka rrefuzuar të bashkëpunojë. I quajtur deri tani burri me kapele, Cheffou prej dy muajsh ka qenë nën vëzhgimin e policisë pasi shpesh herë kishte tentuar të rekrutonte emigrantë dhe refugjat për ti radikalizuar.Gjithsesi, as prokuroria as gjyqësori nuk kishin marrë në konsideratë denocimet e shumta të bëra kundër tij nga autoritet lokale, te cilat e kishin klasifikuar person me rrezikshmëri të lartë. Ndërkohë aeroporti Zavantem i Brukselit, objektivi i parë i sulmeve të martës me 31 viktima,  nuk do të hapet para të martës. Autoritet thonë se hetimet kanë përfudnuar, por ekipet e inxhinierëve dhe teknikëve të aeroportit po punojnë për kthimin në normalitet të terminalit pas dy shpërthimeve të fuqishme në sallën e nisjeve. Sigurisht me rihapjen e aeroportit do të instalohen edhe masa të ashpra sigurie,  me qëllim parandalimin e ngjarjeve të ngjashme.Ndërkohë prokurorët mohuan se vrasja e një roje sigurie në qendrën kërkimore bërthamore Fleurus ishte një akt terrorist. Didier Prospero u gjet i vdekur në tualet nga fëmijët e tij të enjten. Ai ishte qëlluar katër herë së bashku me qenin e tij. Nga ana tjetër, i dyshuari ryesor për sulmet e Parisit, i arrestuar më 18 mars, Salah Abdeslam, refuzon të flasë për sulmet në Bruksel. Prokurori federal deklaroi se 26-vjeçari nuk dëshiron të flasë për sulmin e Zaventem dhe as për atë të metrosë në Bruksel. E ndërsa hetimet vijojnë, niveli i alarmit në Belgjikë mbetet i lartë. Në dy video të reja, ISIS ka marrë edhe një herë përsipër autorësinë e sulmeve në Bruksel ndërsa janë paralajmëruar kërcënime të reja.