Testohet niveli i sigurisë në portin e Vlorës, kontrolle në Durrës dhe Shëngjin
Për të testuar se sa është niveli i sigurisë në portet shqiptare, Ministria e Transporteve ka gjetur një mënyrë origjinale. Ajo ka nisur të improvizojë ngjarje për të parë reagimin e focave të sigurisë portuale.Testimi i parë është kryer në portin e Vlorës. Ka qenë ora 23:00 e mbrëmjes së 25 marsit kur është marrë njoftimi se një zjarr ka rënë në ambientet e brendshme të portit, në afërsi të administratës.Gjithçka ka qenë e improvizuar më një urdhër të Ministrit të Transporteve, Edmond Haxhinasto, ndërsa në dijeni kanë qenë vetëm Drejtori i Portit Edmond Leka si dhe Hysni Uruçi, drejtori i Autoritetit Shtetëror të Sigurisë Portuale. Edmond Leka: Ne donim të provonim gadishmërinë e institucionit të portit në raste të tilla emergjence dhe për hir të së vërtetës në kohë rekord është gjendur për dhjetë minuta i gjithë institucioni pranë zyrave të portit, sepse këtu u improvizua rënia e zjarrit.Hysni Uruçi: Në përgjigje të akteve që ndodhën jashtë kufinjve shqiptarë, Autoriteti Shtetëror i Sigurisë Portuale ka marrë rekomandime nga Ministri i Transporteve për të testuar reagimin sipas skenareve për të gjithë portet shqiptare.Por duket se testimi ka kaluar me sukses, se pas sinjalizimit për renien e zjarrit menjëherë në gadishmëri janë vënë forcat e zjarrëfikëses së Vlorës si dhe grupet e sigurisë në port.Në vend kanë shkuar në kohë rekord administrata, ku kanë bërë të mundur shuarjen e tij.Pas këtij aksioni ata janë vënë në djeni se gjithçka ka qenë e improvizuar.[caption id="attachment_708317" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Testim ne portin e Vlores per renie zjarri[/caption]DurrësNdërkohë masat janë shtuar edhe në portin e Durrësit.Forca të shumta policore kryejnë kontrolle tëq imtësishme të gjithë personave dhe mjeteve që largohen nga Shqipëria, apo që hyjnë në tokën shqiptare.Ndërkohë që janë shtuar intervistat e riskut për personat e dyshimtë.[caption id="attachment_708318" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Masat e marra ne portin e Durresit[/caption]ShëngjinE njëjta situatë paraqitet edhe ne portin e Shëngjinit.Që prej mëngjesit të së premtes edhe në këtë port janë shtuar kontrollet e hyrje-daljeve të individëve , kontrolle të mjeteve dhe të pasagjerëve që lëvizin në to.Në mbështetje autoriteteve portale në Shëngjin janë edhe policia e shtetit dhe ajo kufitare, të cilët monitorjnë gjatë 24 orëve zonën përreth portit, duke ndaluar të gjithë personat e dyshimtë që lëvizin.[caption id="attachment_708320" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Masat e marra ne portin e Shengjinit[/caption]