Shokuese: Mësuesja hedh në tokë nxënësin me aftësi të kufizuara

Një mësuese nga Georgia, SHBA ka dhënë dorëheqjen pasi është filmuar duke hedhur në tokë një 4 vjeçar me aftësi të kufizuara.Video e regjistruar nga kamerat e sigurimit tregon 71 vjeçaren Amelia Stripling duke ecur në korridor. Kur sheh nxënësin që i ka bllokuar hyrjen për në një nga klasat, ajo e godet fort me këmbën e saj duke e shtyrë në tokë pa kaluar pragun e derës.Zëdhënësi i shkollës tha se Stripling, mësuese prej 22 vitesh dha dorëheqjen menjëherë ditën tjetër. Ajo gjithashtu u padit për mizori të nivelit të dytë ndaj fëmijëve, raporton WALB.Zyrtarë të shkollës Tift County thanë se djali nuk u lëndua, por incidenti po hetohet nga Shërbimet e Sektorit të Familjes dhe Fëmijëve në Georgia.Mamaja e djalit, Sara Patterson tha se djali i saj sapo ka mbushur 4 vjeç. Ajo shtoi se kishte marrë një avokat për çështjen.45234763467/Oranews.tv/