Mariah Carey anulon koncertin në Bruksel pas sulmeve terroriste
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Mars 2016, 16:04
Mariah Carey ka anuluar koncertin e saj në Bruksel ditën e dielë për arsye sigurie pas sulmeve terroriste që ndodhën të martën.“I dua fansat e mi në Bruksel por në këtë kohë më është sugjeruar të anuloj shfaqjen për sigurinë e fansave të mi, stafit dhe të gjithë të tjerët të përfshirë në këtë tur”- shkruan këngëtarja në Twitter.45 vjeçarja nisi turin e saj muzikor në Skoci javën e kaluar.Të paktën 31 persona humbën jetën gjatë shpërthimeve terroriste në Belgjikë dhe qindra të tjerë u plagosën.
/Oranews.tv/