Cristiano Ronaldo në pritje të fëmijës së dytë?

Cristiano Ronaldo, mendohet se do të bëhet baba për herë të dytë. Në ndeshjen e fundit që ka lujtur, Ronaldo vuri topin poshtë bluzës, një veprim që e bëjnë futbollistët në momentin që zbulojnë lajmin e mirë se do të bëhen prindër.Ajo që e përforcon edhe më shume këtë supozim, është nje intervistë e dhënë pak më parë, ku Ronaldo thotë se mezi pret që të krijojë familje dhe të ketë më shumë fëmijë.Tashmë babai i djalit 5-vjeçar Cristiano Ronaldo Jr, thotë për revistën FHM: "Dëshiroj shume të kem 5-6 fëmijë. Me të vërtetë që kam nevojë për ta. Thjesht duhet të gjej femrën e duhur për të krijuar familje".Pas një lidhje prej 5 vitesh me Irina Shayk e cila përfundoi në fund të 2014, Ronaldo nuk është parë në publik me asnjë femër tjetër. Ndërsa sa i përket modeles ruse, mendohej se ishte ajo femra që kishte zgjedhur futbollisti për të krijuar familje.Në vazhdim të intervistës Ronaldo thotë se prania e të birit, e ka përmirësuar shume jetën e tij. "Është e pabesueshme. Kurr nuk e mendoja se jeta ime do të ndryshonte kaq shumë. Ka qenë gjithnjë ëndrra ime të kem fëmijë në moshë të re, sidomos 25-vjeç, dhe mu realizua. Ai ka ndryshuar mënyrën time të të menduarit, ai është gjithnjë me mua duke më mbështetur".73658579 son--a/Oranews.tv/