Momenti prekës kur prindërit ribashkohen me djalin i cili i mbijetoi sulmeve në Bruksel
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Mars 2016, 18:57
Ky është momenti prekës kur 19 vjeçari misionar i krishterë i cili i mbijetoi sulmeve terroriste në Bruksel është ribashkuar me prindërit e tij në spital.Mason Wells është një nga amerikanët e plagosur gjatë shpërthimeve ditën e martë.Kymberly dhe Chad Wells fluturuan për në Belgjikë nga Sandy, Utah dhe shpërthyen në lot kur panë djalin e tyre të shtrirë në shtrat me fytyrën e mbuluar me fashë.Ishte gjithashtu hera e parë që Mason dhe prindërit e tij ishin të gjithë bashkë pas 2 viteve duke qënë se misionarët nuk lejohen të vizitojnë të afërmit gjatë shërbimit të tyre.
/Oranews.tv/