60 vjeçarja me trup mahnitës
60 vjeçarja Yazemeenah Rossi është fytyra e re e fushatës së rrobave të banjës nga bashkëpunimi i firmave The Dreslyn dhe Land Of Woman.Modelja nga Malibuja është shprehur për Daily Mail se do të vazhdojë të modelojë përgjithmonë.Seti mahnitës i fotove ka si qëllim të sigurojë një alternativë tjetër të imazhit hiper të seksualizuar me bukurinë e formave trupore të Yazemeenah dhe flokët e saj të thinjur.“Do të modeloj deri në fund të jetës time. Por nuk ka të bëjë me modelingun por të dëshmosh bukurinë dhe energjinë që na bën të ndjehemi të gjallë.”- tha 60 vjeçarja e cila është gjithashtu aktore dhe fotografe.Rossi debatonte shpesh herë me agjentët e saj pasi nuk donte t'i lyente flokët që kishin filluar t’i thinjeshin që në moshën 12 vjeçare.
/Oranews.tv/