Zayn Malik publikon albumin dhe klipin e ri

Zayn Malik ka hedhur ne treg albumin e tij të parë solo të titulluar ‘Mind Of Mine’. Kjo vjen në një date të caktuar për të. Një vit pasi ai lajmëroi largimin nga One Direction, tashmë më i sigurtë se kurrë ka nisur karrieren i vetëm.Duke mos e lënë me kaq, Malik surprizoi fansat edhe me një klip të ri pak pasi tha se albumi tashmë ishte në treg për këdo që ishte i interesuar. Kënga e re titullohet ‘Before’.Siç vihet re edhe nëpërmjet pamjeve të klipt në mënyrë të përmbledhur, këngëtari 23-vjeçar tregon disa nga momentet pranë One Direction.Zayn po tregon një histori për grupin, ndërsa ende nuk ka reaguar asnjëri prej tyre, Harry Styles, Liam Payne, Louis Tomlinson dhe Niall Horran.5484/Oranews.tv/