Grafiti anti-mysliman në Dublin korrektohet në mënyrën më perfekte

Grafiti anti-mysliman i bërë në një mur të Dublinit javën e kaluar është korrektuar në mënyrën më perfekte.Me pak përpjekje dhe furça boje, dikush e ndryshoi shkrimin që shkruante “Të gjithë myslimanët janë të pisët” në “Të gjithë myslimanët janë mirë”.Mesazhi u pa në mur pranë stadiumit Croke Park pas sulmeve terroriste në Bruksel, ku mbetën të vdekur të paktën 30 persona.Fotoja me grafitin para dhe pas korrektimit është postuar nga zv.redaktori dixhitatal i Channel 4 në Twitter.Imazhet janë shpërndarë gjërë në rrjetet sociale duke marrë mijëra like dhe retweets.5347467824-Dublin /Oranews.tv/