Konkuron në garën e marinës kombëtare, njihuni me 9 vjeçaren më të fortë
Ajo është e vendosur, e fokusuar, tepër në formë dhe sapo ka përfunduar kursin me pengesa të marinës detare të Shteteve të Bashkuara.Njihuni me Milla Bizzoto e cila peshon 25 kg dhe është vetëm 9 vjeç.Bizzoto nga Florida është konkurentja më e re në garën 24 orëshe për të cilën iu deshën 9 muaj për tu përgatitur, pesë ditë në javë për tre orë në ditë.Qëllimi i saj është të frymëzojë brezin e saj të duan trupin e tyre, të qëndrojnë në formë dhe aktivë.Ajo e ndërmori këtë sfidë për të ndaluar ngacmimet dhe talljen, diçka nga e cila ajo është prekur më parë, por falë trajnimit të saj ndjehet më e fuqishme.“Nuk dua që njerëzit të dorëzohen sepse nuk besojnë në veten e tyre.”- shprehet ajo për CBS Miami Local.Bizzoto nisi të stërvitjes me trajnerin njëkohësisht babain esaj Christian Bizzotto i cili ka një palestër.9 vjeçarja gjithashtu konkuroi vitin e kaluar sëbashku me gyshen dhe babain e saj në farën Spartan, madje kaluan vijën e finishit sëbashku duke mbajtur duart.
/Oranews.tv/