Jessica Biel rrëfen të vërtetën e shtatëzanisë së dytë

Jessica Biel nuk është shtatëzanë. Lajmin e konfirmoi personalisht aktorja e cila ishte ftuar në emisionin e Ellen DeGeneres.Aktorja 34-vjeçare ndodhej pranë Ellen për të promovuar restorantin e saj të ri Au Fudge. E ndërsa fliste për djalin që ka me Justin Timberlake, adresoi dhe thashethemet lidhur me fëmijëne dytë.Jessica u përpoq që ta kthente në komike situatën e shndërruar, duke thënë: "Ende nuk e di se çfarë duhet të them për të tilla gjëra. Mendoja se po ecja mire me kursin e jogës dhe me palestrën, por mesa duket jam akoma e shëndoshë dhe ju mendoni që jam shtatëzanë.Nuk kemi në plan për një bebe tjetër tani për tani. Madje kur dëgjova këto thashetheme pyeta Justin, nëse donim një fëmijë tani, dhe të dy ishim të mendimit që jo"./Oranews.tv/