As Simon Cowell nuk e di të ardhmen e One Direction

Simon Cowell në intervistën e fundit per Billboard, është përqëndruar tek grupi i suksesshëm i djemve të rinj One Direction. 56-vjeçari është jo vetëm menaxheri i tyre por edhe krijuesi i One Direction, kështu që ai është në brendësi të çdo vendimi që marrin.Por kur vjen fjala nëse ata do të vazhdojnë të bashkuar, apo do të ndajnë rrugët e tyre, për të vazhduar karrierën vec, njësoj si Zayn Malik, Simon nuk është ende shumë i sigurtë se çfarë do të ndodh."Të jem i sinqertë ende nuk e di nëse do të vazhdojnë, apo do të ndahen,"Thotë Simon "Dhe për cudi as nuk dua ta di se cfarë do të ndodhë. Mendoj se ata nuk kanë eksperiencën e mjaftueshme për të ditur se sa e vështirë është të ecësh përpara pa një grup. Karriera e tyre nisi menjëherë në bandë".Nëse dikur Simon i cili njihet si një person i ashpër , nuk toleronte artistët për të cilët kujdesej, dhe nuk i lejonte të merrnin personalisht vendimin përfundimtar, tani 56-vjeçari ka ndryshuar.Simon shton: "Sa më shumë që kalon koha aq më shumë mësoj edhe t’i besoj njerëzve të tjerë, në vecanti artistëve. Le të vendosin djemtë nëse dëshirojnë të vazhdojnë si grup i bashkuar apo jo"./Oranews.tv/