Këngëtarja pas parukes: Kush është në të vërtetë Sia?
Është bërë e famshme falë hiteve të shumta që ka publikuar, më kryesorja ajo e 2014 ‘Chandelier’ me rekord klikimesh në internet, duke vijuar më pas me Elastic Heart. Por kush është në të vërtetë këngëtarja Sia e cila fshihet gjithnjë pas parukes? Për ketë përgjigjen miqtë e këngëtares.Sia është një këngëtare 40-vjecare, nga Australia, e cila gjatë quhet Sia Furler. Ajo erdhi për here të parë në skenë më 2005 pas këngës Breathe Me, megjithatë ende nuk ishte bërë shumë e njohur.Famën më të madhe e mori si një tekstshkruajtëse. Sidoqoftë Sia dëshironte të qëndronte larg vëmendjes së njerëzve, dhe thuajse u tërhoq pak kohë pasi tentoi të vetëvritej. Greg Kurstin thotë:’Ka një anë shumë negative kur je i famshëm. Nuk është gjithnjë e lehtë të jesh në qendër të vëmendjes. Sia mori vendimin të qëndronte pas parukes në mënyrë që të kishte më nën kontroll jetën e saj.’Ajo ka shkruar tekste, për këngët e kthyera në hite për diva si Beyonce, Rihanna apo Katy Perry. Në 2011, vokali i saj ra në sy pas pjesëmarrjes në këngën e Dj David Guetta Titanium, dhe plani i Sia ishte të qëndronte larg vëmendjes.Sa i përketë karakterit të këngëtares, Sia Furler është një person shumë pozitiv, që më shumë i kushton rendesi interpretimit në një këngë, se luksit dhe skenave të ndryshme.