Patrick Dempsey rikthehet në krahët e bashkëshortes pas një viti
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Mars 2016, 19:38
Sipas portaleve të huaja është 100% e sigurtë që aktori Patrick Dempsey është rikthyer me bashkëshorten e tij Jillian Fink. Kjo e fundit kishte nisur procedurat për divorc pas 15 vitesh martesë fillimin e vitit 2015, por pas terapive të shumta në çift, ata arritën qëllimin që kishin, të bënin martesën e tyre të funksiononte.Jo vetëm që janë më të lumtur se kurrë, por tani cifti po tentojnë të bëhen prindër për here të katërt.Burimi shton: "Është fantastike të shohësh ata që më në fund janë kaq të lumtur. Viti 2015 ka qenë i tmerrshëm për të dy. Patrick dhe Jillian janë shumë entuziastë sepse po tentojnë të bëhen prindër përpara verës. Ata mendojnë se në këtë mënyrë martesa e tyre do të ketë edhe më shume kuptim"./Oranews.tv/