Zayn Malik "hero", shpëton fansen nga rrëzimi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Mars 2016, 11:19
Nuk është cudi që Gigi Hadid e adhuron atë.Zayn Malik u përshëndet nga fansat mirënjohës në Nju Jork këtë të premte, 25 mars 2016, pasi ai shpëtoi një vajzë nga rrëzimi që mund të rezultonte fatal për të.Ai bashkë me të dashurën e tij, modelen bukuroshe Hadid, ishin duke bërë rrugën e tyre përmes fansave kur një vajzë e re humbi ekuilibrin e saj dhe filloi të bjerë, por Zayn u tregua i shkathët dhe e ndihmoi atë.
/oranews.tv/