Zogu i vjedh vëmendjen Sanders në fushatë, “luftë” e ashpër mes republikanëve

Në fushatën e demokratit Bernie Sanders kishte një vizitor të veçantë. Teksa senatori i Vermontit po fliste në qendrën Moda në Portland, Oregon, një zog u ul mbi foltore teksa Sanders po fliste në podium.Turma shpërtheu në brohorima ndërsa Sanders nisi të qeshë pa pushim. Kur zogu u largua pas disa sekondave, Sanders i tha turmës:"Mendoj se ka simbolikë këtu. Nuk e di sesi ju duk juve por ai zog na kërkoi që të krijojmë një botë të paqtë. Jo më luftëra". Ndërkohë më herët, gjatë fushatës në Seattle, Uashington, Sanders tha se nëse zgjidhet si kandidati demokrat për presidencialet e nëntorit, atëherë ai ka shanse reale të mundë rivalin e tij Donald Trump dhe të fitojë garën për në Shtëpinë e Bardhë."Tashmë kemi fituar 11 shtete. Presim zgjedhjet në Uashington, Hauai dhe Alaska dhe besoj se do ti fitojmë të treja. Pastaj gara më e madhe do të jetë ajo e nëntorit" tha Sanders.Sanders nuk shmangu as kritikat dhe ironinë për miliarderin Trump."Mos u shqetësoni, Trump nuk do të zgjidhet President". Në fakt, Trump ka humbur ndjeshëm pikë dhe mbështetje teksa gara mes kampit republikan është bërë shumë e ashpër, me akuza deri personale.Trump është përplasur ashpër me rivalin Ted Cruz, ku ky i fundit e ka cilësuar manjatin amerikan një kandidat të dobët, ndërsa Trump ka arritur deri tek familja e Cruz, teksa i ka ftuar qytetarët të mos votojnë për senatorin e Teksasit, që nuk ndan dot familjen nga lidhja e tij jashtëmartësore.Cruz tha se pas artikullit të publikuar në "National Enquierer" qëndron Trump, ndërsa këtë histori të sajuar e cilësoi trillim të mbeturinës së mbushur me gënjeshtra që mban emrin e Donald Trump.Në fakt miliarderi është mik i ngushtë me David Pecker, drejtori i "National Enquirer", por vetë trump tha se nuk ka lidhje me këtë histori.