Masat e sigurisë në portin e Brindisit, 21 shqiptarëve u mohohet hyrja në Itali
Në kuadër të shtimit të masave të sigurisë në të gjithë territorin italian e në pikat strategjike të vendit, policia italiane në bashkëpunim me policinë financiare e policinë kufitare të Brindizit ka ushtruar gjatë orëve të fundit operacionin e një kontroll të jashtëzakonshëm në Portin e Brindisit.Ky operacion është pjesë e planit të sigurisë "Impakti i Madh i Adriatikut faze 4", i cili ka si qëllim luftë kundër emigracionit klandestin, kryesisht të personave që mbërrijnë nga portet greke e shqiptare.Operacioni i kontrollit i kryer gjatë orëve të fundit në portin e Brindisit ndaj të gjitha anijeve të mbërritura nga Shqipëria e Greqia, ka çuar në mohimin e hyrjes në territorin italian të 21 shqiptarëe, 1 prej tyre është arrestuar, e 1 person tjetër është denoncuar.Gjithashtu janë sekuestruar 21 kg cigare kotrabandë, në bordin e një automjeti.21 shqiptarëve që u është mohuar hyrja në Itali u janë gjetur parregullësi në dokumentacione për të udhëtuar të lirë në zonën Shengen.Ndërsa ndaj shqiptarit të arrestuar ekzistonte një urdhër arresti i lëshuar kohë më paë nga Prokuroria e Provincës së Arezzos.Gjatë kontrollit në Portin e Brindizit ishte e pranishme dhe policia kufitare gjermane në bazë të një marrëveshjeje të nënshkruar nga Ministritë e Brendshme të dy shteteve.Policia italiane ka ushtruar një kontroll të kujdesshën ndaj të gjithë pasagjerëve të mbërritur nga Shipëria e Greqia, ndaj automjeteve të tyre e automjeteve me ngarkesë mallrash.Janë kontrolluar 4.768 persona, prej të cilëve 2928 janë extrakomunitarë si dhe 1.075 automjete.