Sheiku arab për sulmet: Terrorizmi nuk ka fe, Islami predikon paqe
Besimtarët myslimanë në zonën e Ishmit në Durrës do t'i kryejnë ritet fetare në xhaminë e sapo ndërtuar. Investimi për të ndërtuar në këtë zonë për herë të parë objekt kulti ka nisur 2 vjet dhe është realizuar nga fondacioni humanitar i vendeve të Arabisë "Khalaf Al Habtoor". Drejtuesi i këtij fondacioni, gjatë ceremonisë së inagurimit të xhamisë ka komentuar dhe sulmet terroriste duke thënë se akte të tilla nuk mund të identifikohen me Myslimanët sepse islam do të thotë paqe dhe bashkëpunim. Në Ishëm të Durrësit, besimtarët Mysliman do të kryejnë ritet e tyre fetare në xhaminë e sapondërtuar. Janë rreth 3000 banorë në këtë njësi administrative që për shkak të mungesës së investimeve të tilla nuk kanë mundur të kryejnë adhurimin e tyre ndaj Zotit në objektet e kultit.Kjo është xhamia e parë dhe qëndra kultuore e besimit islam për këtë zonë. Investimi është realizuar nga fondacioni humanitar Khalaf Al Habtoor, një ndër fondacionet më më të sukseshme të vendeve arabe. Për të inaguruar këtë objekt Kulti ka udhëruar drej shqipërisë drejtuesi i fondacionit Khalaf al Habtoor, i njohur jo vetëm për arritjet në biznes, por edhe në aktiviteti i tij filantropik, si dhe në përpjekjet për të promovuar paqen duke shërbyer si një ambasador jozyrtar për vendet arabe. Në fjalën e tij, Khalaf al Habtoor, iu referuar suleve terroiste të ndodhura në Francë, Turqi dhe Belgjikë.Filantrop dhe njohësi i mirë i çështjeve politike ndërkombëtare dhe fetare u shpreh se terroizimi nuk ka fe, dhe sulme të tilla terroriste nuk mund të indentifikohen me islamin."Jami nderuar që jam këtu. Jam mrekulluar nga bukuritë natyrore të vendit tuaj. Islami është paqe, është dashuri, është bashkëpunim dhe nuk ka të bëj më terrorizimin dhe ngjarjet e fundit. Ata që vrasin janë kriminel. Ne si mysliman besojnë tek të gjithë profetët. Në vendet arabe ne kemi një qendër në të cilën ftojmë lider dhe komunitetet fetare nga e gjithë bota. Diskutojmë për zhvillimet dhe cfarë ndodhë në botë. Mendoj se terrozimi nuk ka fe, dhe ngjarje të tilla nuk mund t'i bashkangjiten myslimanëve".Të pranishëm në inagurimin e xhamisë ishin zyrtar dhe përfaqësues të komunitetit mysliman të shqipërisë, Myftiu i Tiranës Ylli Gurra, kryetari i bashkisë së Durrësit Vangjush Dako, besimtar dhe banorë të zonës. Punimet për xhaminë kanë nisur dy vite më parë, dhe përvec ritualit të faljes kjo xhami do të shërbej edhe si qëndër kulturore dhe edukese për besimin islam./Oranews.tv/