Në Muriqan e Han të Hotit kontrolle të përbashkëta të policë shqiptarë e malazezë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Mars 2016, 13:40
Në pikat kufitare tokësore siguria është shtuar. Në Muriqan dhe Hanit të Hotit, brezi i gjelbërt, po vëzhgohet nga efektivë shqiptarë dhe malazezë.Çdo automjet kalon në sitë, ndërsa kontrolle më të imtësishme bëhen për shtetasit me origjinë nga Lindja e Mesme, por që vijnë edhe nga Evropa thonë drejtues të policisë.Për çdo rast, përveç efektivëve të dy policëve në dispozicion janë edhe forcat e ndërhyrjes së shpejtë të Shkodrës, por edhe antiterrori, pasi të gjitha pikat e kalimit kufitar kanë një koordinim edhe me agjencitë evropiane.Kontrollet bëhen dhe me qentë antidrogë/Oranews.tv/