Kamikazi i Brukselit- Flet vëllai: Laachraoui ishte një djalë i mirë
Vëllai i një prej të dyshuarve të sulmeve të Brukselit, Morad Lakroi ka deklaruar se Najim Lakroi ishte një djalë i mirë dhe i arsimuar. Morad shprehet se gjithçka ka ndodhur kur vëllai i tij Najim Lakroi udhëtoi drejt Sirisë në 2013 dhe ku u shkëput totalisht nga familja e tij. Atlet në sportin Taekwondo, Morad tha se nuk e zgjedhim familjen tonë.Kamikazi i brukselit Najim Laachraoui ishte një djalë i mirë, inteligjent dhe ishte diplomuar për elektromekanik. Nuk kishte asnjë shenjë radikalizimi dhe gjithçka ndodhi pasi shkoi në Siri në 2013 ku edhe u shkëput totalisht nga familja. Kështu thotë vëllai i tij Mourad, atlet në sportin Taekwondo, duke shtuar se askush në familjen e tij nuk pa ndonjë ndryshim në sjelljen e tij një ditë para sulmit, kur ai i kishte telefonuar për tu thënë se do të largohej nga Siria.Ai ishte një djalë i mirë, në përgjithësi i zgjuar ... kështu e kujtoj. Unë nuk arrij të besoj se ai ishte ai që ishte… siç tha edhe avokati im, ne nuk e zgjedhim familjen tonë".Familja Lacroi paralajmëroi policinë në 2013 kur Najim iku në Siri, ose të paktën kështu u tha atyre. Forcat policore në atë kohë shkuan në shtëpinë e tyre dhe u rikthyen për kontolle menjëherë pas sulmeve të Parisit në nëntor të 2015. 20- vjeçari, Murad tha se ai kurrë nuk e kishte parë të vëllain me persona të dyshuar për sulmet e Parisit apo me të ashuquajturin Abdelhamid Abaaoud.Lakroi udhëtoi me një emer të rremë si Soufiane Kayal, në Hungari dhe Austria shtatorin e kaluar në një makine më Salah Abdeslam, i dyshuar i sulmeve të Parisit, i cili u arrestua në Bruksel javën e kaluar. Ka edhe spekulime se Lakroi mund të jetë kthyer nga Siria nëpërmjet detit me fluskin e klandestineve që hyjnë në Europë. Autoritetet nuk kanë thënë ende zyrtarisht nesë Najim Laachraoui ka vdekur dhe familja e tij nuk ka marrë konfimim mbi këtë lajm.