Nis gjyqi ndaj 2 gazetarëve turq, akuzohen për publikim të sekreteve shtetërore

Can Dundar dhe Erdem Gul, gazetarë në të përdishmen turke Cumhuriyet, janë paraqitur sot në gjyq pasi akuzohen për zbulim të sekreteve shtetërore. Ata u arrestuan në nëntor të vitit të kaluar pas publikimit të një raporti investigativ, në të cilin thuhej se qeveria turke ka furnizuar me armë Shtetin Islamik në Siri. Kritikët e shohin gjyqin si test për lirinë e shtypit në turqi.Ka nisur në Stamboll gjyqi ndaj dy gazetarëve të njohur turq, të cilët akuzohen për publikim të sekreteve shtetërore. Can Dundar dhe Erdem Gul, gazetarë në të përdishmen turke Cumhuriyet, u arrestuan në nëntor të vitit të shkuar pas publimit të një raporti, në të cilin shkruhej se qeveria turke kishte transportuar armë për Shtetin Islamik në Siri. Dy gazetarët i mohojnë akuzat, por nëse shpallen fajtor rrezikojnë burg të përjetshëm. Presidenti Rexhep Tajip Erdogan personalisht ka paraqitur një ankesë penale kundër Can Dundar, kryeredaktor i kumhyrriet dhe Erdem Gul, shefi i byrosë së Ankarasë. Në një deklaratë të dhënë para gjyqit, Dundar tha se qeveria po përpiqet të frikësojë gazetarët e Turqisë."Ka një përpjekje për të arrestuar një profesion të tërë- ajo që të huajt e quajnë një" efekt ngrirës. Ajo që po tentohet të krijohet është një mekanizëm i vetë-censurës dhe një perandori në rritje e frikës." tha ai.Mbi 100 gazetarë dhe vëzhgues morën pjesë në sesionin e hapjes së gjyqit të premten në mëngjes, ku prokurorët kërkuan që të zhvillohej me dyer të mbyllura, kurse mbrojtja argumentoi se gjykimi duhet të mbahet në publik.Një grup shkrimtarësh të shquar në vend publikuan një letër të hapur, drejtuar Kryemisnitrit të vendit Ahmet Davutoglu, ku i kërkuan lirimin e tyre. Aktivistët thonë se rasti është i motivuar politikisht dhe pjesë e një goditjeje në rritje në mediat kritike të presidentit Erdogan, kurse mbështetësit e shohin rastin si një test të rëndësishëm për lirinë e shtypit në Turqi, pas kritikave nga brenda dhe nga jashtë ndaj qeverisë së Erdogan mbi trajtimin e gazetarëve. Më herët këtë muaj policia turke bastisi zyrat e gazetës më të madhe të vendit, Zaman, disa orë pasi një gjykatë dhë vendimin për ta kaluan nën kontroll të shtetit.3f80c347057784f2a9e5de0c2b2f6ad0b9e7dbaa/Oranews.tv/