Sulmet e Brukselit- Mbreti dhe mbreteresha vizitojnë aeroportin Zaventem

Mbreti Filipe dhe mbretëresha Matilde kanë vizituar aeroportin “Zavantem”, ku tre ditë më parë mbi 10 persona humbën jetën si pasojë e sulmeve terroriste. Çifti mbretëror vendosi kurora me lule në nder të viktimave, teksa biseduan edhe me ekipet e emergjencës dhe ato mjekoligjore që po punojnë ende në aeroport.Mbreti dhe mbretëresha belge vizituan aeroportin “Zaventem” në Bruksel të mërkurën, ku vendosën një kurorë me lule në nder të viktimave të sulmit të dyfishtë kamikaz në terminal tre ditë më parë.Philippe dhe Mathilde u takuan me anëtarët e shërbimeve emergjente dhe mjeko-ligjore, ekipe të cilat kanë punuar në aeroport që prej momentit te shpërthimeve, që lanë të paktën 10 të vdekur. Vetëm një orë pas shërthimeve në “Zaventem”, një tjetër sulm goditi një nga stacionet e metrosë së qytetit duke shkaktuar mbi 20 viktima. Belgjika qëndroi në zi për tre ditë, teksa e gjithë Europa u trondit nga fuqia terrozimit në një qytet që konsiderohet shtëpia e Bashkimit Europian dhe e NATO-s, dhe ku siguria në aeroporte dhe në transportin publik duhet të jetë maksimale. Ngjarja gjithashtu ndezi debatin e bashkëpunimit mes vendeve europiane për çështje të sigurisë dhe koordimit të policive.Të paktën 31 vetë u vranë dhe 271 u plagosën në sulme, teksa prokurori i vendit tha se numri mund të rritet pasi mbi 60 të plagopsur janë në gjendje të rendë shëndetësore.Grupi sirian me bazë islamike mori përgjegjësinë për sulmet e së martës, duke paralajmëruar  "ditë të zeza" për ata që luftojnë kunder tij  në Siri dhe Irak. Avionët luftarakë belgë i janë bashkuar koalicionit në Lindjen e Mesme, por Brukseli ka qenë prej kohësh një qendër e militantëve islamikë, të cilët kanë operuar në vende të tjera.