Banorët bllokojnë aksin nacional Korçë -Pogradec, kundër ministrisë së Bujqësisë

Banorët e fshatit Zagorcan kanë bllokuar gjatë mesditës rrugën nacionale Korçë -Pogradec, duke protestuar për dhënien me koncesion të tokave bujqësore në njësinë e tyre administrative.Rruga është bllokuar në të dyja senset, duke mos lejuar levizjen e mjeteve për gati 30 minuta.Banorët e Zagorcanit kërkojnë anulimin e vendimit të Ministrisë së Bujqësisë, që i ka dhënë një koncesionari, të drejtën për të shfrytëzuar një sipërfaqe prej 200 hektarë tokë bujqësore në këtë fshat.Banorët dhe njësia administrative kanë kërkuar që kjo sipërfaqe toke t'ju jepej fermerëve të zonës, por përgjigja e dikasterit të bujqësisë ka qenë negative.Banorët kanë paralajmëruar përshkallëzim të protestave, deri në anulimin e koncesionit.protesta 4 protesta protesta 2 protesta 3 /Oranews.tv/