Rruga e Kombit burim aksidentesh, banorët ndërtojnë shkallë për ta kaluar
Në Rrugën e Kombit, banorët vijojnë të krijojnë vet rrugë kalimi për të kaluar njëri kah në tjetrin të aksit të shumëfrekuentuar. Si të mos mjaftojë ndërhyrja e banorëve, në rrugë kalojnë dhe bagëtitë, çka shton rrezikon për aksidente, në autostradën ku mjetet udhëtojnë me shpejtësi deri në 110km/orë.Rruga më e rëndësishme dhe më e kushtueshmja në vendin tonë vazhdon të mos ketë asnje element sigurie, duke detyruar banorët e fshatrave përreth kësaj arterie të improvizojnë "mbikalime" prej druri për të kaluar anën tjetër të autostradës duke rritur rrezikshmërinë e shkaktimit të aksidente.Siç duket edhe nga pamjet, nga mungesa e mbi dhe nën-kalimeve në këtë rrugë ku shpejtësia e lejuar e automjeteve është deri në 110 km/orë, bagëtitë kalojnë përmes autostradës duke rrezikuar edhe jetën e udhëtarëve.Banorët kanë ndërhyre në autostradë, duke krijuar rrugë kalimi.Edhe pse limitet kohore janë të përcaktuara për përfundimin e dublimit në shtatë urat në segmentin Kukës-Morinë, po punohet me sezone ndërkohë që jashtë kamerave, firmat punuese thonë se prej prej gjashtë muajsh nuk paguhen./Oranews.tv/