Bisedimet e paqes në Gjenevë, Palët nënshkruajnë dokumentin me 12 parime

Palët e përfshira në bisedimet e paqes në Siri kanë rënë dakord për 12 pika, të cilat u paraqitën në një dokument në Gjenevë. I dërguari special i Kombeve të Bashkuara, Stefan De Mistura vlerësoi seriozitetin dhe profesionalizmin e palëve, duke shtuar se shpreson në një angazhim të vazhdueshëm të SHBA dhe Rusisë.Një dokument me 12 parime nënshkruar nga të dyja palët e përfshira në krizën siriane u paraqit gjatë bisedimeve të paqes në Gjenevë. 12 parimet përfshijnë refuzimin e terrorizmit, rindërtimin e ushtrisë siriane,  ndërtimin e një shteti demokratik, zero tolerancë ndaj hakmarrjes, të drejtën e kthimit të refugjatëve, refuzimi i ndërhyrjes së huaj në Siri dhe  tranzicion politik të pushtetit. I dërguari special i Kombeve të Bashkuara në Siri, Staffan De Mistura, vlerësoi përkushtimin e të dyja palëve në dialog.“Jam imperesionuar nga serioziteti dhe profesionalizmi i dëshmuar nga të dyja palët”, tha Mistura, duke shtuar se arritja e këtyre parimeve është e rëndësishme për bisedimet dhe tranzicionin politik qe do të vijë më pas. De Mistura gjithashtu tha se shpreson që  SHBA dhe Rusia të vazhdojnë  përfshirjen aktive në shtyrjen përpara të proçesit të paqes. Një ditë më parë  sekretari amerikan i shtetit, john Kerry u takua me presidentin rus Vladimir puutin për të  diskutuar mënyrat e dhënies fund të konfliktit në Siri. Kerry tha se Washingtoni dhe Moska kanë rënë dakord për krijimin e një versioni paraprak të një kushtetute të re për Sirinë deri në gusht. Ai gjithashtu tha se dy vendet ranë dakord që të bëjnë presion mbi qeverinë siriane dhe rebelët për të përshpejtuar bisedimet për tranzicionin politik. Raundi tjetër i bisedimeve është caktuar të mbahet në dhjetëditësishin e parë të muajit prill.