Momentet e gëzimit të gjyshes kur mëson faljen e Nazime Vishës
“Erdhëm për ta marrë me leje, kur morëm vesh se Nazimja u fal. E kam bërë me vrap nga fusha deri këtu” thotë gjyshja për gazetarët.Shumë e gëzuar ajo shprehet besimplotë se për Nazimen nga sot do të marrë fund jeta e ferrit dhe do të nisë një jetë të re.“Ajo ka bërë shumë kurse profesionale, madje do të vijojë dhe shkollën” thotë ajo.“Është fitore e madhe. Kam 4 vjet që vij tek burg, 4- 5 herë në muaj. Nëna e Nazimes nuk është mirë dhe nuk vjen dot. Ka probleme me zemrën që atëherë kur piu helmin. Babai i vet i ka qenë por nuk e kanë ekonominë. Do të kujdesem deri sa të jetë gjallë”Nazime Visha vuante dënimin tek burgu 325.Presidenti Nishani vendosi sot përmes një dekreti që hyn në fuqi menjëherë të falë dënimin e mbetur të Nazime Vishës. Nishani ka marrë këtë vendim pas kërkesës së bërë nga Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani.Nazime Visha ishte dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor, Tiranë me 10 vite burgim, për kryerjen e veprave penale "Vrasje me paramendim", dhe "Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake". Ajo ka kryer më shumë se 1/3 e dënimit të dhënë dhe I mbetej për të vuajtur edhe 3 vite e 9 muaj burg./Oranews.tv/