Policia plagos dhe arreston të dyshuarin për terrorizëm në stacionin e tramvajit
Policia belge ka vënë në pranga një person i cili dyshohet se ka lidhje me sulmet që tronditën me kryeqytetin e Belgjikës disa ditë më parë.Ai fillimisht refuzoi të dorëzohej, duke detyruar autoritetet që të hapin zjarr.Si rrjedhojë ai mbeti i plagosur. Këto pamje të filmuara me një kamera amatore tregojnë momentin që i dyshuari mbeti i plagosur.Autoritetet dyshonin se ai kishte lëndë eksplozive në çantën e tij të shpinës ndaj dërguan një robot për të inspektuar.Pasi u pa se në çantën e tij nuk kishte asnjë objekt të rrezikshëm, efektivët e tërhoqën atë zvarrë drejt makinës së policisë.Ndërkohë 10 persona të tjerë janë arrestuar në Francë, Gjermani dhe Belgjikë.Në përpjekje për të parandaluar sulme të tjera pas shpërthimeve të Brukselit shtatë u arrestuan në Bruksel, dy në Gjermani dhe një në Paris.Hetimet për sulmet që shkaktuan 31 viktima në kryeqytetin belg vijojnë të përqëndruara në periferi të Brukselit.Sërish në zonën Schaerbeek policia arrestoi gjashtë persona. Nuk ka ende të dhëna për identitetet e të arrestuarve apo për lidhje të mundshme mes tyre dhe sulmeve.Ndërkaq në një tjetër operacion kundër terrorizmit në veriperëndim të Parisit është arrestuar një tjetër person i cili dyshohej se do të kryente një sulm terrorist.Burimet policore thanë se i dyshuari ishte dënuar në mungesë në një vend tjetër europian për rekrutimin e të rinjve për të luftuar në Siri, në krah të Shtetit Islamik. Shpallet në kërkim Al Hamed, i dyshuar për sulmet në Paris e Bruksel

/Oranews.tv/