Reforma në drejtësi, Vasili: Duhet dialog pa kushtëzime, optimist për dakordësi

Opozita duhet të pranojë dialog pa kushtëzime për reformën në drejtësi. Ky ishte apeli i kreut të grupit të Lëvizjes Socialiste për Integrim drejtuar  selisë blu në një kohë kur në Komisionin e Posaçëm Parlamentar pritet të jetësohen rekomandimet e Venecias. Petrit Vasili shprehet se për një problem kaq madhor për të ardhmen e vendit kushtet duhet të lihen mënjanë.Reforma në drejtësi  mund të arrihet vetëm me dialog pa kushte.Kjo është përgjigja e kreut të  grupit  parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, pas qëndrimit të Partisë Demokratike e cila kushtëzon rikthimin në tryezën e dialogut me dërgimin në Kushtetuese të mandatit të deputetëve socialist.Vasili: Duhet një dialog i cili duhet të jetë dialog absolutisht pa paragjykime. Logjika e kushteve të pakapërcyeshme, kushteteve të cilat patjetër duhet të flitet për dhe pa u tejkaluar ato nuk mund të shkohet përpara.Dialog do të thotë mirëkuptim, marrëveshje politike.Dhe ky është qëndrimi që mazhoranca ka qenë shumë e hapur në këtë drejtim dhe do të vazhdojë të jetë. Por sigurisht duhet të jetë një dialog ku dhe opozita nuk duhet të ulet me kushte, por nën frymën e Venecias.Që në krye të herës Vasili ka qenë optimist për konsensus. Edhe tani ky optimizëm nuk i është zbehur aspak.Vasili: Ndjeshmëria për integrimin është shumë e lartë. Pse të mos jetë kjo ndjeshmëri kaq e lartë e integrimit dhe një shtysë më shumë për të realizuar sa më shpejt këtë draft-reformë, pse jo edhe përpara vizitës së komisionerit Hahn.Ky qëndrim ka ardhur pas një takimi të njësisë së koordinimit të koalicionit që këtë herë ka qenë mjaft i ngushtë me praninë vetëm të kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta, kryeministrit Edi Rama dhe dy krerëve të grupeve parlamentare të PS dhe LSI, Ruçi dhe Vasili.