Shtohen masat edhe në SHBA, blindohet aeroporti "John Kennedy"
Pas sulmeve të Brukselit, edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shtuar masat e sigurisë. Forca të shumta sigurie kanë blinduar aeroportin "John Kennedy" në New York, teksa byroja federale amerikane qëndron në gatishmëri. Pritet që masat e ashpra të aplikohen edhe në aeroporte të tjera të shteteve të bashkuara.Sulmet në Bruksel kanë rritur nivelin e sigurisë edhe në SH.B.A. Aeroporti kryesor i Neë Yorkut "John Kennedy " është nën kontroll të vazhdueshëm të forcave ushtarake amerikane, që monitorjnë situatën dhe të gjitha levizjet si brenda po ashtu edhe jashtë ndërtesës. Këto masa të rrepta sigurie në aeroportin e Neë Yorkut shumë shpejt mund të aplikohen në të gjitha aeroportet e Amerikës.Autoritetet po kontrollojnë me imtësi çdo pasagjer, në çdo pikë kalimi. Ndërkohë që edhe byroja federale amerikane është në gatishmëri, megjithëse normalisht po vepron më e distancuar dhe është më pak e dukshme nga personat që frekuentojnë aeroportin. Forcave ushtarake dhe federale i shtohet edhe personali i sigurisë së vetë kompanive ajrore.Atentatet e Brukselit vërtetuan që deri më tani masat e sigurisë kanë qënë më shumë të përqëndruara tek avionët se sa tek aeroportet, ku shumë persona mund të kenë akses pa asnjë vështirësi. Masat e larta të sigurisë ofrojnë më shumë qetësi, por agjencitë e shumta që operojnë mund të bëhen pengesë, pasi ka shumë pika check-in që nuk mund të monitorohen të gjitha në maksimum.Në këtë mënyrë objektivi është që të unifikohen pikat e check-in, megjithëse diçka e tillë për momentin duket e vështirë. Opinionet e njerëze janë të ndryshme në lidhje me këto norma të larta sigurie, ku një pjesë e tyre thekson se është e pamundur që një kontroll kaq i imët dhe masat kaq të rrepta të jenë gjithmonë. Ndërsa autoritetet e aeroportit për momentin e kanë të vështirë të kodinojnë të gjitha agjencitë operative brenda ndërtesës.
/Oranews.tv/