Asnjë gjurmë nga peshkatari, polumbarët e FA kërkime në grykëderdhjen e Vjosës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Mars 2016, 16:57
Ende asnjë gjurmë nga trupi i pajetë i 23 vjeçarit Vasil Kola, i cili u mbyt në grykëderdhjen e lumit Vjosa në fshatin Dëllënjë teksa kishte dalë për peshkim me tre persona të tjerë.Prej tre ditësh vijojnë kërkimet por pa rezultat.Forcat e Armatosura kanë nisur sot polumbarët e Qëndres Kombëtare të zhytjes në Flotiljen Pashailiman në mbështetje të Drejtorisë së Përgjithshme të Emergjencave Civile për operacionin e kërkimit të peshkatarit të humbur.