Shqipëria nis përgatitjet për emigrantët? OSBE trajnon 20 policë të kufirit

Policia shqiptare nis zyrtarisht trajnimet për pritjen e emigrantëve.Zyra e shtypit e OSBE-së njoftoi se ka nisur një sërë seminaresh me policinë kufitare për t’iu përgjigjur sfidave të migracionit të parregullt, në “kuadër të fluksit të shtuar të emigrantëve në Ballkanin Perëndimor”.Trajnimi i parë ka nisur në Korçë, pika kryesor nga ku mund të vijnë emigrantët. Sipas, 20 punonjës të policisë kufitare dhe të migracionit u trajnuan për masat që duhen marrë për t’iu përgjigjur situatës.“Temat e seminarit u bazuan në prirjet e identifikuara nga Frontex dhe Europol dhe përfshinë itineraret, përzgjedhjen e emigrantëve, profilizimin e luftëtarëve të mundshëm terroristë dhe zbulimin e veprave penale. Seminari u drejtua nga ekspertë të Njësisë Kombëtare Shqiptare të Europolit dhe të Policisë së Kufirit dhe Migracionit. Prezenca e OSBE-së, së bashku me partnerët e saj shqiptarë, do të organizojë seminare të ngjashme, gjatë ditëve në vijim, me policinë e kufirit dhe migracionit në Gjirokastër dhe Shkodër”, thuhet më tej./Ora News/