Meta: Duhet angazhim i përbashkët kundër terrorizmit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Mars 2016, 16:13
Kreu i Kuvendit Ilir Meta ka shprehur ngushëllimet për familjarët e viktimave të sulmit terrorist në Bruksel të martën.Meta ka zhvilluar një vizitë homazh në Zyrën e Bashkimit Evropian në Tiranë, ku edhe ka lënë mesazhin e tij në librin e ngushëllimeve. “Aktet terroriste janë kërcënim për të gjithë Evropën. Jemi pranë të lënduarve në momente të tilla. Angazhim për luftë të përbashkët kundër terrorizmit”, tha Meta./Ora News/