Tregtimi i mishit dhe peshkut, situata problematike për kushtet e higjenës
Situata e tregëtimit të mishit dhe të peshkut në kushte ambulatore apo në dyqane të mishit vijon të jetë problematike në vend. Tegtarët në disa qytete vendit, kanë zgjedhur ekspozimin në akuarimue të improvizuara për të reklamuar dhe shitur peshk.Ndërsa në dyqanet ku tregëtohen, mungesa e kontolleve sjell pasiguri për konsumatorët mbi cilësinë e tyre. Në shumicën e rasteve mungon higjena dhe tregtimi bëhet në enë mbajtëse të papërshtatshme.Situata paraqitet më e përmirësuar në qytetin e Fierit, ku bashkia si një ndër autoritetet ushtron kontrollet, por dhe në këtë rast, mishi duhet të jetë i çertifikuar nga mjekët veterinerë.Vëzhgimet e bëra për kushtet e tregëtimit të mishit dhe peshkut evdientojnë situatën probelamtike në mungesë të kushteve të higjenës dhe vulës së cilësisë që duhet të garantohen nga Autoriteti Kombetarë i Ushimit dhe drejtoritë e higjenës.