Shkrirja e Kuvendit? Nishani: Në çdo rast do veproj mbi bazën e Kushtetutës

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka komentuar deklaratën e ish-kryeministrit Berisha për shkrirje të Kuvendit. I pyetur nga gazetarët Nishani ka deklaruar se në çdo rast Presidenti do të veprojë mbi bazën e Kushtetutës.Nishani: Prerogativat, detyrat dhe angazhimet e Presidentit të Republikës janë qartazi të përcaktuara në Kushtetutë. Kështuqë në çdo rast dhe në çdo rrethanë Presidenti do të ndjekë dhe do të zbatojë kushtetutën dhe vetëm Kushtetutën.Deklaratat e Nishanit u bënë pas homazheve që Presidenti zhvilloi në nder të viktimave të sulmit terrorist në Bruksel mëngjesin e 22 Marsit.“Akte të tilla barbare nuk e pengojnë civilizimin e evropës. Të vendosur për të qenë krah aleancës për të luftuar terrorizmin”, ka thënë Nishani.Deklarata e Berishës/Oranews.tv/