Veliaj: Sheshi "Skënderbej" ndërthurje me natyrën, do të ketë 35 mijë lule
Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj zbuloi disa nga detajet e punimeve për sheshin “Skënderbej”. Gjatë një aktiviteti që Veliaj pati me të rinj drejtues tha se Sheshi “Skënderbej” do të jetë një ndërthurje me natyrën.Ai tha se në shesh do të ketë 35 mijë lule, 5 mijë pemë, 10 mijë shkure dekorative.Veliaj: Ne do të fillojmë në datën 5 prill prezantimin kryesor publik në 24 njësitë e Tiranës për të prezantuar atë që do të jetë projekti më i rëndësishëm i administratës që unë drejtoj. Kemi vendosur që disa përmirësime të sheshit të bëhen publike. Kemi një projekt që është akoma i avancuar, shkojmë nga një siutatë ku sheshi kishte sipërfaqe të fortë 85% dhe 15 % gjelbërim, në një situatë ku jemi 50 me 50. Pra kemi shtuar ishujt e gjelbërimit duke qenë se sipërfaqja sipas arkitektëve është shumë e madhe.Janë gurë nga 8 krahina shqiptare, pjesa më e madhe e gurëve dhe pllakave vijnë nga Tropoja.Pak fare u bëmë edhe biologë sepse kuptuam se cilat ishin pemët dhe bimët endemike që rriten në Shqipëri. Do të jenë në total 35 mijë lule, 5 mijë pemë, 10 mijë shkure dekorative dhe do të jetë një eksperiencë unike ku sheshi do të jetë i ndërthurur me natyrën dhe do të kemi mundësi për shumë aktivitete publike që sot nuk i realizojmë dot me rrotondon që kemi./Oranews.tv/